Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bashkimi e kërkon fitoren e parë ndaj Kozuvit

Kampioni i Kosovës në basketboll dhe nënkampioni i Ligës Ballkanike, Bashkimi, sonte me fillim nga ora 19:30 do të jetë nikoqir i maqedonasve të Kozuvit në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, në ndeshjen që do të transmetohet drejtpërdrejt në KTV.

Të dyja ekipet ende nuk dinë për fitore sivjet, dhe prizrenasit me ndihmën e të pranishmëve do ta kërkojë një sukses të tillë për herë të parë në edicionin e sivjetmë të Ligës Ballkanike.

Bashkimi e ka lëshuar Gorskin duke e zëvendësuar atë me Steven Haneyn, dhe basketbollistët tjerë si Makasqi, Karanezi e Grosha do të synojnë të bëjnë më të mirën për të luajtur rol kyç në mbrëmjen e sotme.