Pas triumfit javën e shkuar në Rozhajë, Bashkimi synon fitore edhe në Prizren ndaj skuadrës së Ibarit, në kuadër të Ligës Ballkanike në basketboll, shkruan sot Koha Ditore.
Ndeshja mes këtyre dy skuadrave zhvillohet të martën (sot) në palestrën "Sezai Surroi" nga ora 19:30.
Është kjo një ndeshje e mbetur e xhiros së pestë.
Bashkimi deri më tani ka zhvilluar nëntë ndeshje këtë edicion. Renditet në pozitën e pestë në tabelë me 13 pikë, derisa Ibari është i fundit (7) me dhjetë pikë, përkatësisht me një fitore e tetë humbje... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)