Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Basketboll, Prishtina me fitore të rëndësishme në Ligën Ballkanike

Sigal Prishtina po vazhdon me paraqitje të mira në Ligën Ballkanike në basketboll. Të enjten mbrëma, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, Prishtina e mposhti Levskin e Sofjes me rezultatin 66:63. Kështu Prishtina e vazhdon garën e fortë për vend në “Final Four” të kësaj lige regjionale të basketbollit.

Prishtina, te fitorja arriti në pjesën e dytë. Lejson Zeqiri shënoi 19 pikë për Prishtinën, ndërsa Jan Palokaj shtoi 14 pikë, pesë kërcime e katër asistime.

Më 5 prill, Prishtina luan në udhëtim ndaj Hapoel Nufar Galil Elion, skuadrës nga Izraeli. Ndërkohë më 7 prill luan me Levskin në Sofje. Këto dy ndeshje do të vendosin për vend në turneun final.