Sigal Prishtina është fituese e Ligës Ballkanike në basketboll. Të dielën mbrëma në Limassol të Qipros, Prishtina e mposhti AEL-in në finale me rezultat 72:67.
Finalja ishte e fortë, por Prishtina ishte kohë më të gjatë në epërsi. Kishte edhe referim me kriter jo të njëjtë e po ashtu hedhje të gjësendeve në fund të ndeshjet nga tifozët qipriotë. Janë ndezur edhe fishekzjarrë të shumtë nga tifozët, pas fundit të ndeshjes.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPrishtina e ka fituar Ligën Ballkanike për herë të tretë. Por ky edicion ishte shumë më i zbehtë se edicionet e mëparshme kur kishte triumfuar Prishtina.
Mezi janë bërë pesë skuadra për të zhvilluar ligën.
Basketbollistët amerikanë Shaheed Davis, Donte Clark, Malcolm Armstead e Diamond Stone i shënuan thuajse të gjitha pikët e Prishtinës.
Prishtina në gjysmëfinale e mposhti Lovqenin e Malit të Zi. AEL-i kishte mposhtur Pejën.