Peja ka fituar derbin e xhiros së 16-të në Superligën e Kosovës në basketboll. Pejanët e mposhtën Prishtinën me rezultatin 101:93, të dielën mbrëma.
Derbi i dy rivalëve të vjetër u dominua nga pejanët të cilët ishin në epërsi të lartë pothuajse gjatë gjithë takimit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLojtari më i dalluar te Peja ishte Stephen Maxwell me “double-double” prej 34 pikëve dhe 10 kërcimeve.
U dallua edhe Tyrone White me 32 pikë dhe 10 asistime.
Te Prishtina u veçua Wendell Mitchell me 23 pikë dhe 13 kërcime.
Peja pas 16 ndeshjeve është në pozitën dytë me 27 pikë, ndërsa Prishtina renditet në vendin e katërt me 24 pikë.