Pas humbjeve nga Sllovakia, Luksemburgu e Rumania, basketbollistet e Kosovës U20 e kanë shënuar fitoren e parë në turneun “European Challenger”. Në fakt, Kosova e ka mbyll këtë garë me triumf ndaj Maqedonisë së Veriut në kuadër të Grupit E.
Dueli i luajtur të dielën mbrëma në Shkup, ka përfunduar me rezultatin 63:62 në të mirë të Kosovës. Agnesa Rrahmani me 18 pikë të shënuara ishte më e dalluara, e përcjellë nga Arba Hashani (13) e Tringa Ukaj (10), që gjithashtu shënuan pikë dyshifrore.
Me këtë fitore, Kosova ka përfunduar e katërta në grup me pesë pikë, një më shumë se Maqedonia e Veriut që i ka humbur të gjitha ndeshjet dhe ka mbetur në pozitën e fundit.
Artikuj të ngjashëm
-
Kosova mposht Maqedoninë e Veriut në Ligën e Kombeve
-
Kosova U20 mposht Letoninë në ndeshjen për klasifikim
-
Basketboll, Kosova U20 shënon fitoren e parë
-
Basketboll, 20-vjeçarët e Kosovës pësojnë thellë nga Maqedonia e Veriut
-
Basketboll, Kosova U20 e 15-ta prej 18 përfaqësueseve në Evropianin e Divizionit B