Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Basketboll, Kosova U20 shënon fitoren e parë

Pas tri humbjeve rresht, Përfaqësuesja U20 e Kosovës në basketboll ka regjistruar fitoren e parë në Kampionat Evropian të Divizionit B që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë. Kosova të mërkurën, në ndeshjen e fundit të Grupit B, ka triumfuar ndaj Austrisë me shifrat 79:72.

Me këtë fitore, Kosova përfundon e parafundit në grup me pesë pikë, një më shumë se Austria që regjistroi humbjen e katër në po aq ndeshje të luajtura. Kosova e nisi furishëm ndeshjen, duke e mbyllur çerekun e parë me rezultatin 25:10, gjë që e bëri edhe diferencën deri në fund të takimit.

Don Polloshka me “double-double” prej 18 pikëve e 11 asistimeve ishte më i dalluari te Kosova, ndërsa pikë dyshifrore regjistruan edhe Bardh Istrefi (17 pikë e 10 kërcime), Donat Rexhepi (16), Don Polloshka (16 pikë e 11 asistime) e Visar Ejupi (12).

Para këtij triumfi, Kosova është mposhtur nga Gjeorgjia, Suedia e Maqedonia e Veriut. Pas përfundimit të fazës së grupeve, Kosova do të luajë për plasman përfundimtar në këtë turne që përfundon të dielën. Grupin e ka fituar Suedia me pikë maksimale – tetë, duke lënë pas vetes Maqedoninë e Veriut (7) e Gjeorgjinë (6).

Artikuj të ngjashëm