Përfaqësuesja U20 e Kosovës në basketboll (vajzat) ka përfunduar e 15-ta prej 18 përfaqësueseve sa ishin në Kampionatin Evropian të Divizionit B që përfundon sot në Shkup.
Në ndeshjen për vend të 15-të, të dielën, Kosova U20 ka fituar ndaj Armenisë me shifrat 70:64. Prapa Kosovës kanë mbetur vetëm Armenia, Kroacia e Gjeorgjia. Kosova kishte shënuar fitore vetëm edhe ndaj Kroacisë. Madje ajo ishte vlerësuar fitorja më e madhe që kanë arritur përfaqësueset e basketbollit në konkurrencë të femrave deri më tani. Megjithatë Kroacia mbeti e parafundit, e 17-ta.
Shqipëria ka përfunduar më lartë se Kosova, në vendin e 14-të.
Basketbollistet e Kosovës kanë pësuar nga Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Rumania, Islanda e Sllovakia.