Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Basketboll, Kosova publikon listën e zgjeruar për parakualifikime

Selektori i Kosovës në basketboll, Rami Hadar ka publikuar listën e zgjeruar për ndeshjet kualifikuese për "Eurobasket 2025".

Në listën e tij, Hadar ka përfshirë 17 lojtarë, e cila do të shkurtohet në 12 për ndeshjet që Kosova do t’i luajë në muajin korrik dhe gusht. Kosova është në Grupin H, ku do të luajë me Zvicrën dhe Danimarkën në parakualifikimet e Eurobasket 2025.

Ndeshjen e parë Kosova e luan në shtëpi më 19 korrik, ku e pret Zvicrën, pastaj luan dy ndeshje jashtë më 26 korrik ndaj Danimarkës dhe me Zvicrën më 29 korrik.

Ciklin para kualifikues Kosova e mbyll në shtëpi më 5 gusht, ku është nikoqire e Danimarkës. Kosova këtë vit për herë të parë ndeshjet në shtëpi do t’i zhvillojë në Palestrën “Sezai Surroi” në Prizren.