Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll i ka nisur të shtunën përgatitjet për ndeshjet e rrethit të tretë të parakualifikimeve për Eurobasket 2025.
Sipas FBK-së, basketbollistët ishin të motivuar për t’u përgatitur sa më mirë.
Prej të dielës do të zhvillohen nga dy stërvitje në ditë.
Kosova është në grup me Zvicrën dhe Danimarkën.
Vetëm vendi i parë në grup siguron avancimin tutje.
Edhe
Basketboll, Kosova në grup me Zvicrën e Danimarkën
Kosova ka kohë që nuk ka pasur cikël të suksesshëm kualifikues.
Ndeshja e parë e këtij cikli kualifikues është më 19 korrik në Prizren kundër Zvicrës.