Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Basketboll

Kosova nis përgatitjet për parakualifikimet e Botërorit

Pergatitja e Perfaqesueses se Kosoves ne basketboll

Selektori i ri i Kosovës në basketboll, Jean-Denys Choulet, e ka nisur punën me 
“Dardanët” të martën mbrëma. 

Basketbollistët e Kosovës janë duke u përgatitur për parakualifikimet evropiane për Botërorin e vitit 2027, ndërsa nga e mërkura, ata do të bëjnë stërvitje nga dy herë në ditë. 

Federata e Basketbollit e Kosovës ka shkruar të mërkurën se stërvitjet të cilat po mbahen në palestrën “1 Tetori” kanë shkuar mirë. 

Ka njoftuar po ashtu se të mërkurën në mëngjes, ekipit i janë bashkuar basketbollistët e Trepçës, Dardan Kapiti, Mikaile Tmushiq dhe Erjon Kastrati. 

Në ditët në vijim, Kosovës në përgatitje do t’i bashkohet edhe Dominic Artis. 

Kosova pas dy ndeshjeve në Grupin A zë vendin e tretë, me një fitore e një humbje, aq sa ka edhe Azerbajxhani në vendin e dytë. 

Grupit i prinë Zvicra me dy fitore nga po aq ndeshje. 

Edhe Te Kosova synojnë revanshin ndaj Azerbajxhanit dhe Zvicrës Basketboll Te Kosova synojnë revanshin ndaj Azerbajxhanit dhe Zvicrës

Kosova fitoi ndaj Irlandës 83:76, ndërsa humbi nga Azerbajxhani 87:77. Të dyja ndeshjet u zhvilluan në muajin shkurt. 

Ndërkohë, më 21 nëntor, Kosova në Bernë luan ndaj Zvicrës, kurse më 24 nëntor e pret Irlandën. 

Ndeshjet e fundit i luan në shkurt të vitit të ardhshëm, ndaj Azerbajxhanit dhe Zvicrës. Që të dyja i luan në shtëpi.