Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Basketboll, Kosova po pëson nga Malta pas pjesës së parë

Basketbollistet e Kosovës janë duke e luajtur ndeshjen e parë në kuadër të Kampionatit Evropian për Vende të Vogla. Dhe Kosova nuk ka nisur mirë. Pas pjesës së parë, Kosova po pëson 34:30 nga Malta. Kampionati i vendeve të vogla po mbahet në Nikozi të Qipros.

Ka pasur shumë gabime gjatë 20 minutave të parë të ndeshjes, ndërsa maltezet kryesisht ishin në epërsi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Te Kosova po shquhet Saranda Daci, që deri më tani i ka tetë pikë e tri kërcime. Astera Tuhina i ka nëntë pikë e pesë kërcime. Kurse Arbnore Perquku ka realizuar katër pikë, katër kërcime e pesë asistime.