Basketbollistet e Kosovës e kanë humbur edhe ndeshjen e dytë në Kampionatin Evropian për Vende të Vogla që po mbahet në Prishtinë.
Të mërkurën mbrëma, Kosova pësoi thellë nga Qiproja, 67:48. Të martën Kosova humbi edhe nga Malta, 72:65.
Në grup, Kosova luan edhe ndaj Gjeorgjisë, të enjten mbrëma. Por tashmë është jashtë objektivave për sukses në ngjarjen që organizohet në Prishtinë.
Ndaj Qipros, dallimi u bë në çerekun e dytë dhe të tretë. I katërti ishte vetëm formalitet.
Aulona Muhadri ishte më e mira te Kosova me 17 pikë e 13 kërcime.
Në këtë kampionat po paraqitet edhe Shqipëria, që i ka dy fitore në Grupin B. Fillimisht fitoi 74:58 ndaj Andorrës e më pas 70:64 ndaj Armenisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Basketbollistet e Kosovës pësojnë humbje nga Malta
-
Malta e fiton Evropianin e vendeve të vogla, Shqipëria e dyta, Kosova e treta
-
Humbje e thellë e Kosovës në Evropianin në Prishtinë
-
Kosova e pesta prej tetë përfaqësueseve në Evropianin e Vendeve të Vogla
-
Kosova mposht Gjeorgjinë, por nuk kualifikohet në gjysmëfinale