Mali i Zi ka bërë një hap të rëndësishëm drejt fazës së dytë në Eurobasket. Të dielën në Tbilisi, Mali i Zi fitoi me shifrat 91:81 ndaj Bullgarisë. Pas pjesës së parë të barabartë, Mali i i Zi fitoi çerekun e tretë me rezultat 22:12.
Ndërkohë epërsinë e mbajti në çerekun e katërt, të cilin e fitoi me shifrat 24:23. Vladmiri Mihailoviq ishte më i mirë te Mali i Zi me 23 pikë e gjashtë kërcime. Bullgarisë nuk i mjaftuan 26 pikë e tetë kërcime të Aleksandar Vezenkov. Mali i Zi në grupin A i ka dy fitore e një humbje.
Bullgaria ka pësuar humbjen e tretë. Katër të parët në grup avancojnë në fazën e dytë.
Artikuj të ngjashëm