Mali i Zi ka arritur fitore ndaj Belgjikës në ndeshjen e dytë të “Eurobasketit 2022”.
Malaziasit të shtunën gjatë ditës mposhtën belgët me rezultatin 76:70 në kuadër të Grupit A, në ndeshjen që u zhvillua në Tbilisi të Gjeorgjisë.
Tre çerekët e parë i takuan Malit të Zi, 17:14, 20:18 dhe 31:18, ku u bë edhe shkëputja e madhe. Ndërkohë, periudhën e fundit të lojës e fituan belgët e udhëhequr nga trajneri arbëresh Dario Gjergja, 20:8, por jo mjaftueshëm për ta përmbysur rezultatin.
Më i dalluari te Mali i Zi ishte Bojan Dubljeviq me 21 pikë, 11 kërcime e katër asistime.
Te Belgjika, 25 pikë, 4 kërcime e 2 asistime i pati Retin Obasohan.
Artikuj të ngjashëm