Mali i Zi ka kaluar në fazën nokaut të Eurobasketit. Në ndeshjen vendimtare, Mali i Zi fitoi ndaj Gjeorgjisë me rezultatin 81:73. Ndeshja e fundit e grupit A u luajt të mërkurën mbrëma në Tbilisi.
Amerikani Kendrick Dennard Perry udhëhoqi Malin e Zi me 17 pikë e nëntë asistime. Giorgi Shermadini ishte më i miri te Gjeorgjia me 14 pikë e nëntë kërcime.
Mali i Zi përfundoi i treti në grupin A. Spanja, Turqia dhe Belgjika avancojnë po ashtu prej grupit A. Ndërsa Bullgaria dhe Gjeorgjia janë eliminuar.