Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bullgaria fiton ndaj Gjeorgjisë dhe mbetet në garë

Bullgaria ka fituar ndaj Gjeorgjisë për të mbetur në garë për kalim në fazën nokaut në Eurobasket. Të martën mbrëma në Tbilisi, bullgarët fituan me rezultat 92:80. Dee Bost ishte më i miri te Bullgaria me 33 pikë e 12 asistime. Alekxander Mamukelashvili u dallua te Gjeorgjia me 13 pikë e 11 kërcime.

Bullgarët e kanë shënuar fitoren e parë pas tri humbjeve. Tani u duhet fitorja ndaj Belgjikës të mërkurën, por edhe ajo mund të mos jetë e mjaftueshme.

Nga grupi A janë kualifikuar Spanja e Turqia, ndërsa për dy vendet tjera në garë janë Mali i Zi, Belgjika, Bullgaria dhe Gjeorgjia. Të mërkurën janë ndeshjet Turqia – Spanja, Bullgaria – Belgjika dhe Gjeorgjia – Mali i Zi.