Mali i Zi e ka nisur me fitore në udhëtim te Bullgaria ciklin kualifikues të Evropianit 2024.
Malaziasit të premten mbrëma fituan me rezultatin 1:0.
Golin e vetëm në minutën e 70-të e shënoi Nikola Krstoviq.
Sulmuesi me prejardhje shqiptare, Sead Hakshabanoviq, luajti në pjesën e parë te mysafirët, kurse Driton Camaj ishte në bankën rezervë.
Ishte ndeshje që i takoi Grupit G. Lituania u mposht në udhëtim te Serbia, 2:0.