Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bashkimi transferon edhe Zekiqin

Pas Valmir Kakrukit, KB Bashkimi ka bërë edhe përforcimin e dytë për edicionin 2023/24.

Klubi nga Prizreni ka njoftuar të enjten se ka arritur marrëveshje me Samir Zekiqin.

Zekiqi edicionin e fundit ka fituar titullin e kampionit të Kosovës me Pejën, ndërsa edhe më herët ka qenë pjesë e skuadrës së Bashkimit.

Ai gjithashtu, ka luajtur edhe për Golden Eagle Yllin dhe skuadrën e Trepçës.