Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bashkimi pret lideren e Ligës Ballkanike

Bashkimi i Prizrenit e pret liderin në ndeshjen e parë për vitin 2018 në Ligën Ballkanike në basketboll, shkruan sot Koha Ditore.

Të mërkurën mbrëma (sonte, 19:30), në palestrën "Sezai Surroi" në Prizren, Bashkimi përballet me klubin Blokotehna-NB nga Gjevgjelia e Maqedonisë.

Bashkimi është i gjashti prej shtatë klubeve sa i ka këtë edicion Liga Ballkanike, derisa Blokotehna prin me 13 pikë, sa i ka edhe Rilski në vendin e dytë.

Blokotehna ka bilanc prej gjashtë fitoresh e një humbjeje, ndërsa Bashkimi ka dy fitore e katër humbje, përkatësisht tetë pikë.

Bashkimi humbjen e fundit nga Rilski e ka pësuar me rezultat zyrtar. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).