Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bashkimi për vitin e katërt rresht me trajner nga Mali i Zi

KB Bashkimi ka zyrtarizuar trajnerin e ri, i cili do ta udhëheqë në dy sezonet e ardhshme.

Është trajneri nga Mali i Zi, Predrag Miloviq që ka marrë drejtimin e klubit nga Prizreni, që për vitin e katërt rresht drejtohet nga një trajner nga shteti fqinj, transmeton Koha.net.

Më parë Bashkimi është udhëhequr edhe nga trajnerët Miodrag Baletiq, Predrag Mijoviq, dhe Dragan Radoviq.

Bashkimi gjithashtu ka konfirmuar se është përforcuar me përfaqësuesin e Kosovës, Samir Zekiqin.

Artikuj të ngjashëm