Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bashkimi rikthen Radoviqin për kryetrajner, të katërtin për këtë edicion

Skuadra e Bashkimit ka kthyer trajnerin Dragan Radoviq që të hënën ka zbritur në Prizren.

Radoviq edicionin e shkuar ishte në krye të Bashkimit dhe arriti deri në finale të plejofit. Ai në postin e trajnerit zëvendësoi grekun Stratos Koukoulekidis.

Radoviq është trajneri i katërt te Bashkimi këtë edicion, pasi me herët ishin edhe Petar Milloviq e Fotis Takianos.

Krahas trajnerit Radoviq, Bashkimi është përforcuar edhe me basketbollistin Ergin Grosha që ka luajtur në Turqi te Bandirma Kirmizi.