Me gjithë telashet gjatë rrjedhës së kampionatit, atmosfera te Bashkimi në kohën kur vendoset për kampionin e ri, po vlerësohet të jetë shembullore.
Skuadra prizrenase po shfaqet e bashkuar, ndërsa edhe përkrahjen e tifozëve e ka të madhe, shkruan sot “Koha Ditore”. Kjo në fakt mund të jetë kyçe në garën për titull të kampionit të Kosovës në basketboll.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBashkimi është në kërkim të titullit të parë prej pavarësimit të basketbollit kosovar. Hap të madh drejt suksesit historik bëri të shtunën, kur në Prishtinë e mposhti kampionen në fuqi, Sigal Prishtinën me shifrat 76:66.
Ishte kjo ndeshja e parë e serisë finale të plejofit. Bashkimit i duhen edhe dy fitore për të fituar titullin, ndërsa me fitore në ndeshjen e parë ia ka marrë Prishtinës përparësinë e terrenit vendas. Ndeshja e dytë do të luhet të mërkurën në Prizren, ndërsa në qytetin e lashtë do të luhet edhe takimi i katërt eventual.
Bashkimi stinorin e rregullt e mbylli në pozitën e dytë, ndërsa në gjysmëfinale e eliminoi Pejën. Prishtina ishte e para në stinorin e rregullt, ndërsa në gjysmëfinale të plejofit eliminoi Trepçën... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.