Bashkimi ka marrë krah pas fitores së parë në Prishtinë, në serinë finale të plejofit në Superligën e Kosovës në basketboll kundër kampiones në fuqi, Sigal Prishtinës.
Dhe, kjo fitore e arritur fundjavën e shkuar beson se mund ta shtyjë drejt suksesit historik - titullit të parë. Por për të arritur këtë, Bashkimit i duhen edhe dy fitore. E një prej këtyre, shpreson ta regjistrojë të mërkurën (sot) para tifozëve të vet në Prizren, shkruan sot Koha Ditore.
Mirëpo e keqja e Bashkimit është se Prishtina nuk po shfaqet skuadër e dorëzuar. Ajo beson se do të rikuperojë gjithçka, qysh sot në ndeshjen që do të nisë në orën 19:00. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.