Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bashkimi kërkon fitoren e parë ndaj Prishtinës

Skuadra e Bashkimit synon t'ia shkaktojë humbjen e parë Sigal Prishtinës në IP Superligën e Kosovës në basketboll, shkruan sot Koha Ditore.

Me këtë fitore, Bashkimi do t'i hakmerrej Prishtinës për humbjen e para pak ditëve në finalen e Kupës së Kosovës, dhe do të rriste vetëbesim kur kampionati po i afrohet fundit.

Në të vërtetë, pas humbjes nga Sigal Prishtina në finale, Bashkimi ka regjistruar edhe dy humbje të tjera rresht - në Ligën Ballkanike nga Akademik Bultexi dhe Levski Lukoili.

Ndeshja ndërmjet Bashkimit dhe Prishtinës, zhvillohet të enjten (sot, 19:30) në palestrën "Sezai Surroi" në Prizren dhe i takon xhiros së 22-të të Superligës.

Sigal Prishtina është skuadra e vetme që këtë edicion nuk di për humbje në kampionat. Zë pozitën e parë në tabelë me 42 pikë të tubuara, pesë më shumë se Bashkimi që renditet i dyti.(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Artikuj të ngjashëm