Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barella nuk do të largohet nga Interi

Interi nuk është i interesuar ta shesë mesfushorin Nicolo Barella.

Mesfushori italian ka tërhequr interesimin e skuadrave të njohura evropiane pas paraqitjeve të mira këtë edicion.

Interesim për 23-vjeçarin kanë shprehur skuadrat si Liverpooli, Manchester Unitedi dhe Arsenali.

Por sipas mediave italiane drejtuesit e klubit të Interit nuk dëshirojnë ta shesin mesfushorin.

Barella iu bashkua Interit në vitin 2019 nga Cagliari, ndërsa këtë edicion ka regjistruar 10 paraqitje, duke bërë katër asistime