Kampioni në fuqi i Anglisë, Liverpool, ka shprehur interesim për mesfushorin e Interit, Nicolo Barella, kanë njoftuar të premten mediumet angleze.
Bëhet e ditur se Liverpooli po insiston në transferimin e 23-vjeçarit gjatë miniafatit kalimtar të janarit, transmeton KOHA.
Barella para fillimit të këtij edicioni iu bashkua Interit dhe ka treguar paraqitje të mira në ekipin e trajnerit Antonio Conte. Ai ka nëntë ndeshje të luajtura në të gjitha garat dhe gjithsej katër asistime.
Barella ka kontratë me Interin deri në vitin 2024, kurse kartoni i tij vlerësohet mbi 50 milionë euro.
Krahas Liverpoolit, interesim për reprezentuesin e Italisë kanë shfaqur edhe Manchester Unitedi, Arsenali, Barcelona e Atletico Madridi.