Barcelona ka triumfuar 3:0 sonte në udhëtim ndaj Real Valladolidit, në xhiron e 15-të të La Ligas. Clement Lenglet (21’), Martin Braithwaite (35’) dhe Lionel Messi (65’) i realizuan golat për Barcelonën.
Për Messin ishte goli i 644-të i realizuar me Barcelonën, duke thyer rekordin e Peles për më së tepërmi gola të shënuara me një klub. Pele kishte realizuar 643 me Santosin.
Barcelona pas 14 ndeshjeve të zhvilluara zë vendin e 5-të me 24 pikë. Është tetë prapa Atletico Madridit që kryeson. Por Atletico i ka zhvillur 13 ndeshje.
Në ndeshjen tjetër sonte Villarreali ka barazuar 1:1 me Athletic Bilbaon.

Artikuj të ngjashëm
-
Valladolidi shton shanset për mbijetesë me fitoren ndaj kampionit
-
Barcelona rikthehet te fitorja, vazhdon luftën për titull të kampionit
-
Fitore e vështirë e Barçës në prag të “El Clasicos”
-
Barcelona shkëlqen në ndeshjen rekorde të Messit
-
Messi ka arritur kuotën e 650 golave për Barcelonën në të gjitha garat