Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona tenton transferimin e Nevesit

Barcelona është skuadra e radhës që ka shprehur interesim për mesfushorin e Wolverhamptonit, Ruben Neves.

Sipas “Sport”, drejtuesit e klubit spanjoll po e shohin Nevesin si zëvendësues të Sergio Busquetsit.

Trajneri Xavi Hernandez raportohet se po e kërkon me ngulm portugezin.

Klubi anglez për ta liruar Nevesin po kërkon së paku 50 milionë euro dëmshpërblim.

Neves po kërkohet edhe nga dy skuadrat angleze, Manchester Unitedi dhe Arsenali.