Skuadra e Barcelonës ka shprehur interesim për mesfushorin portugez Ruben Neves, kanë njoftuar të martën mediumet e huaja. Bëhet e ditur se Barça pritet t’i nisë negociatat me Wolverhamptonin për transferimin e Nevesit në verë.
Te Barça, po e shohin Nevesin si zëvendësim ideal për Sergio Busquetsin.
Neves ka një klauzolë lirimi në vlerë prej 50 milionë eurosh kurse me ekipin anglez ka kontratë deri në verën e vitit 2024. Këtë edicion, Neves 25-vjeçar ka shënuar katër gola e ka bërë dy asistime në 30 paraqitje në të gjitha garat.
Artikuj të ngjashëm