Barcelona po planifikon ta shesë gjatë kësaj vere mesfushorin Miralem Pjaniqin.
Mediat spanjolle kanë bërë të ditur se trajneri Ronald Koeman nuk llogarit në shërbimet e mesfushorit boshnjak.
Pjaniqi nuk ka arritur t’i bindë drejtuesit e klubit me paraqitjet e tij. Këtë sezon 31-vjeçari ka luajtur vetëm 599 minuta këtë edicion në La Liga.
Pjaniqi ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2024.
Për shërbimet e mesfushorit boshnjak interesim ka shprehur Chelsea dhe Arsenali.
Artikuj të ngjashëm