Skuadra e Barcelonas po planifikon një ofertë sensacionale për ta bindur sulmuesin Kylian Mbappe të transferohet në “Camp Nou” duke e mposhtur konkurrencën e fortë të Real Madridit, ka shkruar “L’Equipe”.
Mbappe në fund të këtij sezoni do të jetë lojtar i lirë, pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës me PSG-në. Te Barcelona, Mbappe po shihet dukshëm opsion më i mirë dhe më i lirë sesa norvegjezi Erling Haaland dhe për këtë arsye po tentojnë ta rrembëjnë francezin para Realit.
Kohët e fundit është raportuar se Mbappe ka arritur marrëveshje personale me Realin, por te Barça do të tentojnë deri në momentin e fundit për ta transferuar Mbappen. 23-vjeçari këtë sezon ka shënuar 26 gola dhe ka bërë 17 asistime në 37 ndeshje për Parisin.