Sipas “Sky Germany”, Barcelona ka paraqitur në orët e fundit një ofertë të re për Ousmane Dembele. 130 milionë euro, 40 më shumë se ajo e ofruar në fillim, pas largimit të Neymarit.
Megjithatë, sipas mediumit të lartpërmendur, drejtuesit e Dortmundit nuk e kanë hedhur kategorikisht poshtë propozimin, pasi nuk janë gati ta lëshojnë francezin për më pak se 150 milionë euro. Tani, klubi gjerman do të ketë më pak se një javë që të rishqyrtojë ofertën e katalanasve, ose të heqë dorë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBorussia Dortmund tashmë ka paralajmëruar se nuk dëshiron të arrijë me këtë situatë deri më 31 gusht, ndaj duhet që në ditët e ardhshme çështja të zgjidhet. Ndërkohë, duke pritur që e ardhmja e tij të zgjidhet, Dembélé ende nuk stërvitet me ekipin e tij.
Ëndrra e francezit është të veshë fanellën e Barcelonës dhe për këtë ai është i gatshëm të shkojë deri në “kufi”, sepse disa thonë se riintegrimi i tij në dhomat e zhveshjes së Dortmundit është një mundësi praktikisht e padiskutueshme, shkruan telesporti.
Sidoqoftë, Barcelona vazhdon të mbështetet edhe në mundësinë e kryerjes së operacionit tjetër në merkaton e kësaj vere, duke punuar për Coutinho dhe Seri.
Ky i fundit duket shumë afër Barçës dhe gjithçka do të shihet sonte, nëse do të luajë ndeshjen e tij të fundit me Nice.