Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona dëshiron ta mbajë Dembelen

Krerët e Barcelonas kanë ndërruar mendje, pasi duan që ta mbajnë francezin Ousmane Dembele edhe pas përfundimit të këtij sezoni.

“Foot Mercato” ka shkruar të mërkurën, se Barça po përgatit një ofertë të re për ta bindur Dembelen që ta rinovojë kontratën, e cila skadon në fund të këtij sezoni.

Sulmuesi i krahut më herët ka refuzuar të gjitha ofertat nga Barcelona dhe klubi spanjoll ishte pajtuar që ta linte të largohej i lirë. Mirëpo, paraqitjet e tij të fundit, kanë bërë që trajneri Xavi Hernandez ta sheh si pjesë të projektit të tij edhe për vitet në vazhdim.

24-vjeçari deri më tani, ka shënuar dy gola dhe ka bërë nëntë asistime në 21 paraqitje për Barcelonan, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2017 nga Borussia Dortmundi për 140 milionë euro.

Artikuj të ngjashëm