Skuadra e Ernesto Valverdes, Barcelona, s’e ka ndërmend të ndalet në rrugën e saj drejt titullit të 25-të të La Ligës.
Viktimë e radhës ishte skuadra vendëse Girona, e cila u mposht me rezultatin 0-3.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër të mos mjaftuar sulmi i Barcelonës, për dy gola u përkujdes vet skuadra e Gironas për të shënuar në rrjetën e vet.
Pas gjuajtjes nga distanca të Jordi Albas, topi u devijua nga një Aday i Gironas, i cili shkoi në portën e vet në minutën e 17-të.
Sërish, 3 minuta pas fillimit të pjesës së dytë, portieri Iraizoz nuk arriti të ndalte një top të Aleix Vidalit dhe për pasojë, goli iu atribuua pikërisht portierit kundërshtar.
Dhe, për të vulosur fatin e këtij takimi u përkujdes Luis Suarez, i cili në minutën e 69-të shënoi për rezultatin 0 me 3.
Barcelona me këtë fitore mban kreun e tabelës me 18 pikë të mbledhura nga 6 ndeshje, për dallim nga Girona, e cila bie në pozitën e 16-të me 5 pikë të tubuara në javën e 5-të të kampionatit spanjoll.