Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ëndrra e Gironas vazhdon, mposht 4:2 Barcelonën

Girona po e vazhdon garën për titull të kampionit në La Liga. Të dielën mbrëma Girona mori njërën prej fitoreve më të mëdha në këtë rrugëtim. Fitoi 4:2 në udhëtim ndaj Barcelonës, në kuadër të xhiros së 16-të të kampionatit spanjoll. Ndeshja ishte e fortë dhe dramatike.

Artem Dovbyk shënoi për 1:0 në të mirë të Gironas në minutën e 12-të. Robert Lewandowski barazoi rezultatin në 1:1 në minutën e 19-të.

Më pas Girona shënoi dy gola të tjerë. Miguel Gutierrez shënoi për 2:1 në minutën e 40-të, ndërsa Valery Fernandez realizoi për 3:1 në minutën e 80-të. Barça u mundua të reagoi, ndërsa ia doli vetëm të ngushtoi rezultatin në 3:2. Në minutën e 92-të shënoi Ilkay Guendogan.

Golat:

Por kjo nuk ishte e tëra. Në minutën e 95-të për 4:2 shënoi Cristhian Stuani. Girona është lidere me 41 pikë. Real Madridi është i dyti me 39 pikë. Ndërkohë Barcelona bie në vendin e katërt me 34 pikë, sa i ka edhe Atletico Madridi në vendin e tretë.

Artikuj të ngjashëm