Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona po mendon për zëvendësuesin e Agueros

Sergio Aguero do t’i mungojë Barcelonës për të paktën tre muaj për shkak të problemeve me zemër. Skuadra nga Katalonja e ka konfirmuar tashmë një gjë të tillë dhe po mendon për zëvendësuesin e tij.

Fillimisht u përmend emri i Pierre-Emerick Aubameyang që luan te Arsenali, por të shtunën kanë dalë edhe dy emra të rinj.

Gazeta spanjolle “Sport” ka shkruar të shtunën se kandidat për ta mbuluar boshllëkun e Agueros janë edhe Alexandre Lacazette dhe Edinson Cavani.

Francezi Lacazette do të jetë i lirë në fund të sezonit dhe në afatin kalimtar të dimrit mund të ketë çmim të ulët. Ai ka luajtur vetëm 198 minuta në Premier League.

Ndërkohë, Cavani që është pjesë e Manchester Unitedit, ka më pak hapësira qëkur në skuadër u transferua Cristiano Ronaldo. Kontrata e uruguaianit 34-vjeçar përfundon po ashtu në vitin tjetër.