Barcelona po shikon mesfushorin e Ajaxit, Edson Alvarez, si opsion për ta zëvendësuar Sergio Busquetsin, shkruan “Sport” të martën. Ky transferim mund të bëhet vetëm, nëse Busquets largohet pas përfundimit të sezonit aktual.
Mesfushori spanjoll nuk e ka shkëlqimin e dikurshëm dhe gjasat janë të mëdha që në fund të sezonit do t’i japë fund karrierës së tij 15-vjeçare te Barcelona. Ka raportime se ai mund ta vazhdojë karrierën në SHBA.
Alvarez ka impresionuar te Ajaxi në sezonin e fundit dhe kjo u kërkua nga Chelsea. Por transferimi te klubi anglez dështoi, ndërsa Barcelona është skuadra e radhës që ka shprehur interesim për futbollistin meksikan.