Barcelona po interesohet për mbrojtësin e krahut të djathtë, Stephane Singo.
“Mundo Deportivo” ka raportuar të martën se Barça po synon transferimin e 21-vjeçarit nga Torino në fund të këtij edicioni. Te Barcelona po e shohin afrikanin Singo si përforcim të duhur për krahun e mbrojtjes dhe janë gati të ofrojnë rreth 15 milionë euro për transferimin e tij.
Singo po shkëlqen këtë edicion në Serie A dhe po vlerësohet ndër lojtarët më perspektivë të kampionatit. Në shtatë paraqitje për Torinon, Singo ka bërë një asistim. Ai ka kontratë me ekipin italian deri në fund të këtij edicioni, me opsionin e rinovimit edhe për një vit tjetër. Singo në vitin 2019 është promovuar në ekipin e parë të Torinos. Ai ka edhe dy paraqitje për Bregun e Flidishtë.