Skuadra e Barcelonës është në negociata me Gironan për sulmuesin brazilian, Savinho. Lajmi është bërë i ditur të mërkurën nga mediumet spanjolle. Mësohet se Barcelona po synon transferimin e 19-vjeçarit në fund të këtij edicioni, pasi Savinho ka impresionuar me paraqitjet e tij këtë edicion në La Liga.
Në 15 ndeshje të luajtura në kampionat, Savinho ka shënuar 5 gola dhe ka bërë 4 asistime, ndërsa Girona ka tubuar 38 pikë, sa i ka edhe Real Madridi që është në krye të tabelës.
Savinho u huazua te Girona para fillimit të këtij edicioni nga Troyesi dhe klubi spanjoll ka marrë vendim për blerjen e kartonit të tij. Megjithatë, Barcelona po synon ta transferojë nga Girona verën tjetër dhe është gati të ofrojë mbi 20 milionë euro për transferimin e tij.
Savinho ka kontratë me ekipin francez deri në vitin 2027.