Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Girona mban Savinhon deri në verë

Sulmuesi brazilian, Savinho do të qëndrojë te skuadra e Gironas deri në fund të këtij edicioni. Mediumet italiane kanë njoftuar të martën se 19-vjeçari do të luajë në La Liga deri në verë dhe pastaj pritet të transferohet te Manchester City.

Savinho ka shpërthyer këtë edicion te Girona, ku ka shënuar 5 gola dhe ka bërë po aq asistime në 20 paraqitje në të gjitha garat.

Ai para fillimit të edicionit u huazua te Girona nga skuadra franceze Troyes, me të cilën ka kontratë deri në vitin 2027.

Megjithatë, duke pasur parasysh se të dyja ekipet janë në pronësi të pronarëve të Manchester Cityt, Savinho prej edicionit të ardhshëm pritet të luajë me fanellën e ekipit anglez.

City do ta blejë kartonin e tij për 30 milionë euro, përkundër interesimit të skuadrave tjera të Evropës për brazilianin e ri.

Artikuj të ngjashëm