Barcelona nuk është e interesuar ta shkëmbejë Ansu Fatin me Ruben Nevesin. Kështu është bërë e ditur të martën në mediume të ndryshme. Portugezi 26-vjeçar nuk është në objektivin e trajnerit të Barcelonës, Xavi. Mesfushori Neves në 38 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar gjashtë gola dhe ka kontribuuar me një asistim. Ndërkohë, Fati 20-vjeçar ka realizuar shtatë gola në 46 ndeshjet e sezonit aktual. Ai ka kontribuuar edhe me katër asistime
. Fati me Barcelonën ka kontratë deri në qershor të vitit 2027 me mundësi vazhdimi edhe për dy vjet.