Barcelona nuk do të mund ta transferojë Dani Olmon në afatin kalimtar dimëror.
Të shtunën, mediumi “Mundo Deportivo” ka raportuar se Leipzigu nuk do ta lejojë Olmon të largohet në janar për më pak se 60 milionë euro. Kjo shumë e madhe e parave është e pamundur që të përballohet nga skuadra nga Katalonja.
Arsyeja tjetër që Olmo do të mbetet te skuadra aktuale është se Leipzigu dëshiron që ta mbajë atë në Ligën e Kampionëve. Nëse ky objektiv nuk arrihet, Leipzigu synon që të ketë suksese në Ligën e Evropës, e nëse edhe aty dështon, atëherë vëmendja do të bartet vetëm në Bundesligë.
Leipzigu pagoi 25 milionë euro në janar të vitit 2020 për shërbimet e 23-vjeçarit që u transferua nga Dinamo e Zagrebit.
Sivjet ka zhvilluar tri ndeshje me Leipzigun në të gjitha garat dhe e ka një asistim.