Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona në negociata me Ruedigerin

Antonio Ruediger ka gjasa të mëdha që karrierën ta vazhdojë në Spanjë, te skuadra e Barcelonës.

“Sky Germany” ka bërë të ditur se Ruedigeri është në negociata me Barcelonan dhe gjasat janë të mëdha që gjermani t’i bashkohet ekipit spanjoll në verë.

29-vjeçari në fund të sezonit do të jetë lojtar i lirë dhe po kërkohet nga shumë skuadra të Evropës. Barça tashmë i ka bërë ofertën Ruedigerit dhe po pret përgjigjen e tij.

Ai ka refuzuar rinovimin e kontratës me Chelsean dhe së shpejti do të vendosë për të ardhmen e tij, që do të jetë jashtë Anglisë.

Këtë sezon Ruediger, që është pjesë e Chelseat prej vitit 2017, ka 42 paraqitje për ekipin nga Londra.