Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona monitoron Traoren

Barcelona është skuadra e radhës që ka shfaqur interesim për Adama Traoren.

Drejtuesit e klubit spanjoll po e shohin sulmuesin e krahut si zëvendësues të Ousmane Dembeles që mund të largohet.

Wolverhamptoni për ta liruar lojtarin po kërkon mbi 20 milionë euro dëmshpërblim.

Traore do të largohet gjatë këtij afati kalimtar nga ekipi anglez.

Për shërbimet e 25-vjeçarit interesim ka shprehur edhe Tottenhami.