Skuadra e Barcelonës po monitoron formën e mirë të sulmuesit belg Romelu Lukaku, për të cilin po e bën gati ofertën.
Sajti italian “Calciomercato” ka njoftuar të premten se Barcelona po synon transferimin e Lukakut në fund të këtij edicioni pasi beson se mund ta bind Interin në lirimin e tij.
Barça po përgatit një ofertë joshëse për ta bindur ekipin italian, në të cilin Lukaku këtë sezon është lojtari kryesor.
Aktualisht, kartoni i Lukakut po vlerësohet rreth 90 milionë euro.
Lukaku 27-vjeçar ka shënuar 25 gola në 34 paraqitje dhe te Barcelona po shihet si përforcim ideal për repartin e sulmit sezonini tjetër.
Ai ka kontratë me Interin deri në vitin 2024 kurse krahas Barcelonës, interesim për reprezentuesin e Belgjikës ka shfaqur edhe Manchester City.
Lukaku në vitin 2019 iu bashkua Interit nga Manchester Unitedi për 75 milionë euro kurse karrierë ka bërë edhe te Evertoni, Chelsea, West Bromwichi e Anderlechti.