Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona monitoron Donnarumman

Barcelona po planifikon të përforcojë ekipin me një portier. Sipas të përditshmes spanjolle “AS” drejtuesit e klubit katalunas janë duke e monitoruar portierin e Milanit, Gianluigi Donnarumman.

Te klubi spanjoll Donnraumma po shihet si zëvendësues i Marc Ter-Stegen.

Portieri italian nuk e ka vazhduar ende kontratën me Milanin që i skadon gjatë muajit qershor.

Krerët e klubit të Barcelonës po planifikojnë të dërgojnë një ofertë portierit për ta bindur të transferohet në La Liga.

Për Donnarumman interesim të vazhdueshëm ka shprehur edhe Juventusi.