Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona me ofertë për Wijnaldumin

Mesfushori i Liverpoolit, Georginio Wijnaldum, ka arritur marrëveshje personale me Barcelonën.

Sipas së përditshmes spanjolle “Mundo Deportivo”, klubi i Barcelonës i ka ofruar kontratë trevjeçare mesfushorit.

Madje klubi spanjoll i ka dhënë pagë prej tetë milionë eurosh në sezon mesfushorit.

Oferta e skuadrës së Barcelonës thuhet se është pranuar nga Wijnaldum.

30-vjeçari do të largohet si futbollist i lirë nga Liverpooli në fund të këtij sezoni.