Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Wijnaldum arrin marrëveshje me Barcelonën

Mesfushori holandez Georginio Wijnaldum do ta vazhdojë karrierën në La Liga, te skuadra e Barcelonës. “Mundo Deportivo” ka raportuar të martën se Wijnaldum tashmë ka arritur marrëveshje me Barcelonën, e cila do të zyrtarizohet brenda këtij muaji. Mësohet se Wijnaldum do të firmos kontratë trevjeçare me Barcelonën dhe në “Camp Nou” do të transferohet si futbollist i lirë pasi muajin tjetër i skadon kontrata me Liverpoolin.

30-vjeçari ka qenë pjesë e Liverpoolit prej vitit 2016 kurse në sezonin e fundit ka shënuar tri gola në 51 paraqitje. Ai karrierë ka bërë edhe te Newcastle, PSV Eindhoveni e Feyenoordi.