Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona kërkon 90 milionë euro për De Jongun

Barcelona është e gatshme që ta shesë Frenkie de Jongun, shkruajnë mediat në Spanjë.

Bëhet e ditur se klubi nga Katalonja kërkon të paktën 90 milionë euro për ta lënë të lirë mesfushorin holandez.

Barça ka nevojë për mjete financiare dhe për këtë arsye është gati ta shesë De Jongun, të cilin e bleu nga Ajaxi për 86 milionë euro.

Për holandezin interesim kanë shfaqur Liverooli dhe Bayern Munichu. 24-vjeçari ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2026.